Tërmet në Bosnjë dhe Hercegovinë

Një tërmet me madhësi prej 3.1 shkallë të Rihterit u regjistrua në Bosnjë dhe Hercegovinë këtë mëngjes rreth orës 08:09.
Sipas njoftimit për media, tërmeti kishte epiqendrën e tij afër Bosanski Grahovo, ndërsa dridhjet u ndjenë dhe në Dalmaci të Kroacisë.

Bosansko Grahovo ndodhet rreth 80 kilometra nga Spliti.