Tërmet me fuqi prej 4.8 shkallë goditi jugun e Greqisë

Një tërmet me magnitudë prej 4.8 sipas shkallës Rihterit tronditi detin pranë ishullit grek të Kretës këtë mëngjes, sipas Institutit Gjeodinamik të Observatorit Kombëtar në Greqi.

Epiqendra ishte 20 km në jug të ishullit të vogël Gavdos, që gjendet në pjesën e skajshme jugore në Greqi, gjegjësisht në jug të Kretës. Për momentin nuk ka informacion mbi lëndime ose dëme materiale.