Tërmet i fuqishëm në Gostivar, lëkundjet ndjehen në gjithë Ballkanin

Pak më parë Gostivari është goditur edhe nga një tjetër tërmet, dridhjet këto që janë ndier edhe në Kosovë.
Tërmeti është regjistruar edhe në faqen botërore ku publikohen të dhënat për lëkundjet e tokës. Magnituda e tërmetit është 5.0, ndërsa epiqendra e tij është Gostivar të Maqedonisë Veriore.

Lëkundjet janë ndjerë edhe në Serbi, Bullgari, Mal të Zi, Shqipëri.
Gjatë ditës së sotme janë regjistruar edhe dy tërmete me intensitet më të vogël në afërsi të Gostivarit. Njëri ka qenë 3.8 ndërsa tjetri 3.6 ballë.

Tërmeti i parë, i cili ishte 3.8 ballë u regjistrua rreth orës 12 18 kilometra jugperëndim të Gostivarit, ndërsa i dyti është regjistruar rreth orës 13:25 me 3.6 ballë dhe ka qenë 16 kilometra larg qytetit.
Këto dy tërmete vinë pas tërmetit të madh i cili ishte 5 ballë e që epiqendrën e kishte në Leunovë të Mavrovës. Tërmeti u ndjej edhe në Shqipëri edhe në Kosovë.
Në orën 6.23 u ndjej edhe një tërmet me 3.6 ballë i cili erdh si pasojë e tërmetit të madh.