Sot (e hënë) është hedhur shorti për fazën e eliminimit direkt në Ligën e Konferencës.Skuadrat që u kualifikuan si pozitë e dytë do të përballen me ato që vinë nga pozita e tretë e Ligës së Evropës.
Ishte kapiteni legjendar, Lorik Cana që hodhi shortin lidhur me këtë garë.
Këto janë të gjitha çiftet: Marseille – Qarabag; PSV – Maccabi Tel-Aviv; Fenerbahce – Slavia Praha; Midtjylland – PAOK;Leicester City – Randers FC; Celtic FC – FK Bodo/Glimt; Sparta Praha – FK Partizan; SK Rapid Wein – Tottenham/Vitesse
Ndeshjet e para zhvillohen me 17 dhe 24 shkurt.