Tërheqja e Amerikës: Gratë afgane të tm*erruara që po lihen vetë me Talibanët

Jashtë një kolegji nga i cili nënat e tyre ndalohen, gratë presin për shoqet që të përfundojnë provimet derisa frikësohen se mund të jenë ditët e fundit aty.
“Amerikanët po largohen,” tha Basireh Heydari, studente në Universitetin e Heratit. “Kemi ditë të tm*errshme përpara me Talibanët. Brengosem se s’do të më lënë të dalë nga shtëpia, e lëre më të bëj atë që bëj tash.”

Vendimi i administratës Biden për të tërhequr trupat amerikane nga Irani deri më 11 shtator do t’i japë fund lu*ftës më të gjatë amerikane. Me aleatët e NATO-s si Gjermania që tashmë kanë njoftuar se do të ndjekin vendimin e Washingtonit po ashtu për t’u larguar, afganët frikësohen nga intensifikimi i lu*ftimeve mes qeverisë kombëtare dhe talibanëve, që u rrëzuan nga pushteti prej intervenimit ndërkombëtar dy dekada më herët.

Dhu*na mes civilëve, veçanërisht grave dhe fëmijëve, është rritur dukshëm në vitin e kaluar, sipas statistikave të OKB-së të lansuara të mërkurën, dhe kontrolli i talibanëve në këtë vend është më i madh se që ishte në çdo kohë gjatë dy dekadave.
Përfitimet nga largimi i një prezente ushtarake të huaj në vend janë të paqarta.

Por, rikthimi i sundimit të vijës ekstreme islamiste mund të nënkuptojë në heqjen e njërës prej arritjeve më të mëdha të këtij intervenimi të huaj: heqjen e ndalesës për edukimin e grave.
“Kam vetëm një dëshirë, dhe ajo është të përfundojë studimet dhe natyrisht të punoj, por me talibanët që po vijnë, nuk ma merr mendja se do t’ia dalë,” ka thënë ajo.
Nuk ka garanci se grupi islamik do të marrë pushtetin dhe ata kanë dhënë sinjale se sundimi i tyre do të jetë më fleksibil sa i përket edukimit të grave.

Një studente e ekonomisë, Salma Ehrari, ishte edhe më skeptike. “Dua që bota të marrë vesh se talibanët po i mashtrojnë, ata nuk kanë ndryshuar,” tha ajo. “Ata po përdorin teknologjinë dhe janë në Twitter, por kanë të njëjtat mendime si para 20 vitesh. Unë do ta humbas arsimimin tim dhe natyrisht që amerikanët janë përgjegjës për këtë gjë, jo talibanët – kjo është natyra e talibanëve.”
Të paktën tetë gazetarë janë vr*arë në Afganistan në gjashtë muajt e fundit, si pjesë e një vale su*lmesh kundër punëtorëve të mediave, aktivistëve dhe figurave të shoqërisë civile.