Ministri i Jashtëm i Serbisë Ivica Dacic, gjatë një ceremonie zyrtare, ndau kohë i hidhëruar t’ju flasë mediave lidhur me Kosovën dhe marrëveshjet e nënshkruara sot me Shqipërinë.
“Harrojini tregimet se ata nuk po na dëgjojnë neve. Kë po e dëgjokan shqiptarët? Ata po flasin për largimin e kufijve mes Kosovës dhe Shqipërisë, për heqjen e doganës, policisë kufitare… Dhe nëse Evropa nuk e sheh këtë shkallë të hipokrizisë, atëherë nuk e di nëse ka ndonjë kuptim që ne të marrim pjesë në tubimet për bashkëpunim rajonal.”, përfundoi Ivica Dacic.
Ai po ashtu ka shtuar se nuk do tëishte i befasuar se nëse ministrat e qeverisë serbe iu ndalohet hyrja në Kosovë sepse kjo është diçka që pritet nga personat që vendosen taksën prej 100%.”, vazhdoi ai.
Ky është reagimi i dytë i Dacicit sot, që flet i nervozuar lidhur me implikimet dhe provokimet që i shkaktoi politika e tij e jashtme, dhe dëmet që ju bënë kosovës në këtë aspekt, e që rezoltuan si hakmarrje ndaj Serbisë me taksë prej 100%. /gazetametro.net