Teologu Tim Shkupi: “Kurrkund nuk thotë Zoti me fal namaz në xhami në Ditën e Xhumasë”

Tim Shkupi, hoxha nga Shkupi i cili ishte i ftuar në “Paradoks me Vehbi Kajtazin”, gjatë deklaratave të tij për fenë islame, ka folur edhe për xhamitë.

Ai gjatë intervistës është shprehur se xhamia me katër minare në mesin e Prishtinës, nuk na duhet asgjë dhe se përfaqëson sistemin paralel për t’a dëmtuar shtetin e Kosovës dhe institucionet e Kosovës.

Tutje, Shkupi është shprehur se në asnjë pjesë të Kuranit, nuk thuhet se duhet thirrur ezani dhe se nuk thuhet askund se duhet falur namazi i xhumasë.

“Kerkund Zoti nuk thotë me thirr ezan e me na shashtris me sabah”, është shprehur hoxha.