Teologu Miron Çako: Njeriu i parë jetoi 960 vjet/ “Humbi jetën aksidentalisht”

Teologu Miron Çako thotë se njeriu u krijua që të ishte i pavdekshëm.

Në emisionin “Good Morning Albanians” në “Euronews Albania”, Çako u shpreh se njeriu i parë, jetoi 960 vjet dhe vdiq aksidentalisht, për shkak të një mëkati.

“Njeriu, në subkoshiencën e tij, në psikologjinë e tij, por dhe në ndërtimin e tij fizik, u krijua që të ishte i pavdekshëm. Nëse ne i referohemi Biblës, Adami jetoi 960 vjet. Njeriu i parë, Adami, që ne besojmë bashkë me Evën që doli nga brinja e tij, ishin krijuar me potencialin për të qenë të pavdekshëm.