Tentoi tu japë ryshfet policëve në kufi, arrestohet kosovari në Bllacën e Poshtme

MPB njoftoi se më datë 06.06.2024 rreth orës 16:30 në vendkalimin kufitar Bllacë e Poshtme, zyrtarët policorë ia kanë hequr lirinë BP (42) nga Kosova nën dyshimin se ka kryer veprën penale “dhënie ryshfeti”. Gjatë kontrollit të pasaportës dhe kontrollit kufitar të automjetit të pasagjerëve “Opel Zafira” me tabela kombëtare të Kosovës, të cilin ai e drejtonte, i ka dhënë para me dokumente si ryshfet për të lejuar pasagjerin e tij K.S (25) nga Republika e Turqisë, i cili e ka parakaluar qëndrimin në vend, për të arritur të dalë në vend. Paratë janë konfiskuar me vërtetim për sendet e sekuestruara, ndërsa personi i është dorëzuar punonjësve të Policisë së Departamentit të Krimit Ndërkufitar, Migrimeve, të Huajve dhe Ripranimit në Qendrën Rajonale Veriore për Çështje Kufitare. Po ashtu K.S është arrestuar dhe është mbajtur në komisariat për procedim të mëtejshëm. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të dorëzohen parashtresat përkatëse.