Tentoi të vjedhë këpucë prej 200 euro, 35-vjeçari nga Kosova kapet nga Policia e Maqedonisë


Më 28 mars, një 35-vjeçar, shtetas i Kosovës tentoi të vj*edhë nga një shtëpi këpucë në vlerë prej 12.000 denarë (rreth 200 euro).

Por, kjo përpjekje e tij nuk pati sukses, pasi u kap nga Policia e Maqedonisë së Veriut dhe për këtë Prokuroria tashmë ka ngritur akt*akuzë, në bazë të nenit 236 të Kodit Penal, për kryerjen e veprës penale – Vj*edhje e rëndë.

“Më 28 mars, i akuzuari me forcë e çmontoi dritaren e anës së prapme dhe ka hyrë në një shtëpi në rrugën “Ante Haxhi Mitkov”, dhe nga bodrumi u përpoq të marrë këpucë në vlerë prej 12:000 denarë. Gjatë kësaj, është vërejtur nga nëpunësit policor, të cilët e kanë penguar në qëllimin”, njoftuan nga Prokuroria.

Nga Prokuroria gjithashtu njoftojnë, se për shkak se ekziston rre*zik që i aku*zuari të arr*atiset, ndaj tij është vazhduar masa e arre*stit shtëpiak e cila ishte shqiptuar paraprakisht nga gjykatësi i procedurës paraprake.