Tentoi të shpëtonte të fejuarën, por u mbyt vetë 30-vjeçari në Velipojë


Një 30-vjecar është mbytur në plazhin e Vilunit në Velipojë gjatë ditës së sotme.

Mësohet se i riu hyri në det të shpëtonte të fejuarën e tij nga mbytja, por është mbytur vetë.

Mësohet se viktima është Elvin Palaj nga Dajçi. Ky është rasti i dytë që mbytet një pushues në plazhin e Velipojës për këtë sezon.