Te*ntoi të rrë*mbejë një person, arr*estohet 31 vjeçari në Vlorë

Policia e Vlorës ka arrestuar një 31-vjeçar, pasi akuzohet për tentativë rrëmbimi. Uniformat blu bëjnë me dije se është prangosur S. J., 31 vjeç, banues në Vlorë. I riu akuzohet për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, ndaluan shtetasin S. J., 31 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim,” thuhet në njoftimin e policisë.
Për këtë ngjarje është shpallur gjithashtu në kërkim edhe bashkëpunëtori i 31-vjeçarit, S. S., 34 vjeç.