Një tentim vjedhjeje ka ndodhur në një argjendari të Prizrenit. Nga ky tentim vjedhje është plagosur pronari i argjendarisë. Lajmin për këtë incident e ka konfirmuar edhe Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren.
Sipas policisë, tre persona të armatosur kanë sulmuar pronarin e argjendarisë dhe pastaj janë larguar në drejtim të panjohur.
I lënduari është jashtë rrezikut për jetë.
“Sipas informatave që i kemi kanë qenë tre persona të dyshuar, të pajisur me armë, dhe kanë ikur në drejtim të panjohur. Policia është në vendin e ngjarjes dhe i lënduari është jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë Shaban Osmanollaj, zëdhenës i Policisë në rajonin e Prizrenit. Rasti është duke u hetuar.