Dy ditë më parë, policia arrestoi një person të identifikuar si A.I. (46) nga Shkupi. Ai dyshohet se më 14 nëntor 2024, në rrugën “Brsjaçka Buna” në Shkup, qëlloi me armë zjarri ndaj Sh.M., gjithashtu nga Shkupi, duke i shkaktuar një plagë me armë në stomak. Hetimet po vazhdojnë për të sqaruar plotësisht ngjarjen.
“A.I. është mbajtur në stacionin policor dhe ndaj tij është ngritur një kallëzim penal për ‘vrasje në tentativë’ me procedurë të përshpejtuar.” Një gjykatës i procedurës paraprake i ka caktuar A.I.-së masën e paraburgimit për 30 ditë. Pas vendimit, ai është transferuar në Institucionin Ndëshkues-Korrigjues, Burgu i Shkupit, për të vuajtur masën e caktuar.