Tentim për vjedhje të materialit zgjedhor në Çair të Shkupit

Sot (07.05.2024) në Komisariatin e Policisë Bit Pazar është raportuar se tre persona kanë tentuar të hapin derën hyrëse dhe portën e objektit të Komunës së Çairit, ku mbahen materialet zgjedhore, por pasi janë vërejtur nga punonjësi i policisë, i cili po i siguronte materialin zgjedhor, personat janë larguar nga vendi.

Asnjë dëmtim i portës apo materialit zgjedhor nuk është shkaktuar. Po merren masa për zbardhjen e rastit.