Tentim për kontrabandë me ora dore të shtrejta, kapen dy shtetas të maqedonisë në kufirin Preshevë-Tabanovcë

Në kalimin kufitar Preshevë-Tabanovcë, zyrtarët doganorë serbë ndaluan një tentativë trafiku të tre orëve të shtrenjta me një vlerë që vlerësohet më shumë se 34.000 euro.

Administrata doganore njoftoi se trafikantët u zbuluan në hyrje në Serbi, gjatë kontrolleve të një makinë me targa të huaj.

Shoferi dhe pasagjerja e tij, të cilët udhëtonin nga Maqedonia Veriore për në Çeki, thanë se nuk kishin asgjë për të deklaruar përveç bagazhin personal. Por, gjatë një kontrolli të hollësishëm, zyrtarët doganorë vunë re se shoferi kishte nga një orë në të dy duart, një “Rolex” të përdorur dhe një “Hublot Spirit of Big Bang” të re, thuhet në njoftimin e Doganës.
Pastaj, në xhaketën, që e kishin në makinë, u gjetën edhe dy orë të reja: një “Zenith Defy El Primero 21” për burra dhe një “Zenith Defy” për gra.

Për udhëtarin, i cili deklaroi se ka një dyqan për shitje të orëve në Çeki, “Rolex”-i i përdorur iu kthye, ndërsa orët e reja, për të cilat nuk kishte asnjë dokumentacion, u konfiskuan përfundimisht me një vendim gjyqësor, deklaroi Administrata Doganore e Serbisë.