Zv/Presidentja e Argjentinës i ka shpëtuar mrekullisht një atentati për ta eliminuar. Cristina Fernandez de Kirchner po përshëndetej me mbështetësit jashtë shtëpisë së saj pasi ishte kthyer nga gjykata ku po akuzohet për korrupsion. Teksa ishte e rrethuar nga turma e mbështetësve, një person i ar*matosur iu afrua dhe i drejtoi pi*stoletën në fytyrë. Por ar*ma u bllokua dhe nuk u shkrep.
Presidenti i vendit Alberto Fernandez reagoi duke thënë se ar*ma ishte e mbushur me 5 fishekë, por fatmirësisht u bllokua. Autori u arrestua nga policia. Ai është një 35-vjeçar brazilian. Ndërsa hetuesit po mundohen të kuptojnë shkaqet e sulmit. Pas kësaj ngjarje, Presidenti Fernandez iu drejtua vendit me një fjalim në orët e vona.
“Cristina është gjallë sepse për një arsye ende të pakonfirmuar, ar*ma që ishte me 5 plumba, nuk shkrepi”, tha ai duke shtuar se përpjekja për të vr*arë zv/Presidenten është një nga incidentet më serioze që prej vitit 1983 kur vendi u kthye në demokraci.
“Ne nuk mund të mos biem dakord, mund të kemi mosmarrëveshje, por gjuha e urrejtjes nuk mund të pranohet sepse ushqen dhunën dhe nuk ka asnjë shans që dhuna të bashkëjetojë me demokracinë”, tha Presidenti Fernandez. /tvklan.al
El video del arma contra @CFKArgentina pic.twitter.com/8j1xpMnPoe
— Lautaro Maislin (@LautaroMaislin) September 2, 2022