Veteranët e UÇK’së që janë mbledhur para zyrave të OVL’së janë duke protestuar pas nxjerrjes së kryetarit të tyre, Hyseni Gucati të prangosur nga policia e EULEX’it.
Aty janë parë një grumbuj I veteranëve teksa kanë fishkëlluar dhe bërtitur në drejtim të zyrtarëve policorë që e kanë shoqëruar Gucatin për në veturën e EULEX’it disa minuta më parë.
Kryetari i Organizatës së Veteranëve të UÇK’së është arrestuar brenda zyrave të organizatës.
Gucati është nxjerrë i prangosur nga zyra e tij, prej forcave të shumta të policisë së Eulexit.
Nuk dihet akoma arsyeja e arrestimit të kreut të veteranëve, veçse Tribunali Special ka nisur nga dje arrestimet e para për të akuzuarit për krime lufte.
Megjithatë, është akoma e paqartë arsyeja pse u arrestua Gucati dhe nëse bastisja e sotme ka të bëjë me dosjet që ka publikuar organizata e veteranëve.