Tensione para Kryesisë së Kuvendit të Shqipërisë, deputetët e opozitës pengohen nga Garda të hyjnë në godinë

Kreut të grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhit, dhe deputetëve të tjerë të opozitës të cilët janë përjashtuar për shkak të trazirave të shkaktuara në Kuvend, u është ndaluar hyrja në godinën e Kryesisë së Kuvendit. Kjo situatë ka shkatuar tensione jashtë ambienteve të Kryesisë. Mësohet se Garda deri më tani ka një urdhër që këta deputetë të mos i lejojë të futen në godinë.

Ndërkohë, e hëna nis me një agjendë të ngjeshur në Kuvendin e Shqipërisë.

Në rendin e ditës janë parashikuar 5 komisione parlamentare, ai i Ekonomisë, Ligjeve, Shëndetësisë, Politika e Jashtme dhe Veprimtaria Prodhuese ku kryefjalë do të jetë projekt-buxheti i vitit 2024.

Ndërkaq, opozita ka paralajmëruar se do të vijojë me skenarin e saj duke mos lejuar që mbledhjet të zhvillohen në normalitet.