Tension në takimin e dytë me Vuçiç, Kurti akuzon Serbinë për tre gjenocide ndaj shqiptarëve

Takimi i dytë mes Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç është shoqëruar me tension.
Në nisje të takimit, Kryeministri i Kosovës ka akuzuar Serbinë për tre gjenocide nga shqiptarëve. Kurti ka theksuar se serbët kanë kryer gjenocidin e parë në vitin 1878 dhe të fundit në 1999 raporton “Euronews Serbia” duke cituar agjencinë serbe të lajmeve “Tanjug”.

Për gjenocidin e parë të vitit 1878, Albin Kurti iu referua dëbimit masiv të popullsisë shqiptare në zonat që u përfshinë në Principatën e Serbisë dhe Malit të Zi. Këto luftëra ndodhën krah përplasjes së madhe ruso-otoman që solli humbje territorit për Perandorinë Osmane.

Dëbimi masiv i shqiptarëve ishte pjesë e persekutimit të myslimanëve në Ballkan. Historianët japin shifra të ndryshëm pasi albanologu Robert Elsie thotë se bëhet fjalë për rreth 50 mijë shqiptarë kurse historiani serb, Jovan Cvijic përllogarit 30 mijë.
Por, historiani tjetër serb Milos Jagodic duke iu referuar të dhënave të arkivave dhe dokumenteve beson se numri ka qenë shumë më i madh, duke thënë se janë të paktën 49 mijë shqiptarë nga 71 mijë myslimanë të dëbuar.

Nga ana tjetër, presidenti i Serbisë është paraqitur në takim me një dokument për sulmet me motive etnike dhe religjoze ndaj serbëve në Kosovë të ndodhura gjatë vitit të fundit, ku sipas tij janë shënuar 80 të tilla.
Gjatë bisedimeve Kurti dhe Vuçiç kanë mbajtur qëndrime diametralisht të kundërta duke lënë pak mundësi për arritjen e ndonjë marrëveshjeje.
Në takim ka qenë të pranishëm Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian Josep Borrell dhe përfaqësuesi special i BE për dialogun, Miroslav Lajçak.

Para takimit, shefi i Politikës së Jashtme dhe Sigurisë i BE-së, Borrell uroi që takim i sotëm të jetë ndryshe, pasi i pari nuk ishte i frytshëm.
Gjithashtu, ai theksoi rëndësinë që vendet duhet të shohin nga e ardhmja pasi kjo është më e mira për të gjithë qytetarët.
Para nisjes së takimit është parashikuar që mund të arrihet një marrëveshje e mundshme sa u takon të pagjeturve