Temperaturat e nxehta, ministrat freskohen me kafe të ftohtë

Siç informojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, nën ndikimin e masës së nxehtë jugore, moti ditëve të fundit në vendin tonë është jashtë normales për këtë periudhë të vitit. Më nxehtë pritet të jetë gjatë ditës së nesërme, ku temperaturat pritet të arrijnë mbi 40 gradë Celsius.

I nxehti duket se po e “mundon” edhe Qeverinë. Në mbledhje tematike të Qeverisë kushtuar 20 vjetorit të Marrëveshjes kornizë të Ohrit shumë nga ministrat dhe anëtarët e tjerë të Qeverisë, për dallim prej herëve tjera, sot kanë preferuar pije më freskuese dhe si rrjedhojë janë shërbyer me kafe të ftohtë.