Ndryshimet e motit tashmë duken krejt të zakonta. Pas disa ditëve me diell përvëlues, fundjava ul temperaturat dhe sjell reshjet e shiut. Por kjo nuk do të zgjasë shumë, të paktën për zonat bregdetare.
“Në një njëjtat kushte mbetemi edhe gjatë ditës së hënë dhe të martë. Mesdita e sotme sjell një rënie me dy-tre gradë, duke bërë që nga 36 gradë të zbresim në 32-33 gradë. Një rënie e lehtë vijon edhe gjatë ditës së diel, si në mëngjes dhe në mesditë”.
Moti do të përmirësohet dhe e enjtja do të sjellë temperatura përvëluese.
“Presim sërish fundjavën tjetër një rritje të ndjeshme të vlerave termike, rritje që do të vijojë nga periudha 12-13 Korrik deri shumë afër 20 Korrikut”.
Me një parashikim të përgjithshëm, sinoptikanët thonë se muaji Korrik do të jetë me mot të ndryshueshëm, herë me shi, e herë me diell, deri në fund të tij./Tv Klan