Temperatura e ujit në Liqenin e Dojranit ka arritur 32 gradë Celsius

Temperatura e ujit në Liqenin e Dojranit është 32 gradë Celsius, në Liqenin e Prespës 29 gradë dhe në Liqenin e Ohrit 26,5 gradë, informon Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

Meteorologët paralajmërojnë se në ditët në vijim do të mbetet mot me diell dhe shumë i nxehtë me temperaturë maksimale ditore që kudo do të jetë mbi 30 gradë, dhe diku do të kalojë 40 gradë, për shkak të së cilës deri në fund të javës së punës do të jetë aktiv niveli portokalli për rrezikun nga temperaturat e larta. Të premten dhe gjatë fundjavës në orët e pasdites do të ketë reshje të rrëmbyeshme lokale, vetëtima dhe erë të fortë, dhe temperatura ditore do të bjerë gradualisht, thonë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPH).