Në vitin 2017l, pesë televizionet kombëtare që kanë programe në nivel shtetëror (TV Sitel, TV Kanal 5, TV Telma, TV Alsam-M, dhe TV Alfa), kanë arritur të hyra totale prej 1.071.89 milionë denarë. Këtë e treguan Analiza e tregut për shërbime mediale audio dhe audiovizualë për vitin 2017, e cila e publikoi Agjencia për media.
Këto janë të hyra më të vogla në krahasim me pesë televizionet në pesë vitet e fundit. Në krahasim me vitin tjetër të kaluar, të hyrat janë më të vogla për 2.65%, ndërsa të hyra më të mëdha na krahasim me vitin 2016 ka pasur vetëm TV Te;ma (me 31.02%).
Me të hyra më të mëdha përsëri është TV Sitel me 416 milionë denarë, apo 43% të të hyrave totale për reklama dhe teleshoping të këtyre pesë televizioneve, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Për rroga dhe pagesa tjera për persona që janë lidhur direkt me prodhimin e programeve televizive kanë marrë 261 milionë denarë që është 25.47% e harxhimeve total të punës.
Në strukturën e të hyrave, pjesëmarrje kryesore kanë marr të hyrat nga shitja në kohën e reklamimit (87.10%). Në vitin 2017, numri mesatar e të punësuarve në marrëdhënie të rregullt nga këto pesë televizione ka qenë 612 persona. Nga këto më shumë kanë qenë të punësuar në TV Kanal 5 me 151 persona të punësuar.
Në vitin 2017 program në nivel shtetëror përmes satelitit kanë emituar pesë televizione – TV 24 Lajme, TV Kanal 5 plus, TV Nasha, TV Sonce dhe TV Sitel 3. Në fillim të vitit 2018 i është marr leja për emitim programit Sitel 3, për shkak mospagesës në afat të caktuar ligjor.
Të hyrat e MRTV në vitin 2017 ka qenë 1.037,49 denarë, që është rritja më e madhe në pesë vitet e fundit. Në pajtim me ndryshimet ligjore nga shtatori i vitit 2017, në pjesën e fundit të vitit nga buxheti janë transferuar 149 milionë denarë, apo 14.36% nga të hyrat totale./Telegrafi