Telenovelë “live” tek emisioni i Arbana Osmanit: Dashuri, farefis, polici dhe në fund fejesë

“Dua të të bëj të lumtur” nisi sot me një histori dashurie shumë të fortë. Stiljano një djalosh i dashuruar, ka ftuar në studio vajzën që i ka marrë zemrën, Ersoneldën. Ata jetojnë në të njëjtin fshat, madje janë edhe fqinj, e një histori dashurie lindi mes tyre prej më shumë se një viti. Kur familja e vajzës e zbulon, i ndalojn të flasin. Shkak sipas dy të rinjve bëhet një lidhje e supozuar farefisnore e supozuar nga gjyshërit e vajzës, por edhe ajo në brezni të 6 ose 7-të.

Ersonelda përballet me djalin, e ai i kërkon të fejohen duke u ulur në gjunjë për t’i propozuar bashkë me unazën. Pothuajse gjatë gjithë bisedës, në studio dëgjohen ulërimat e njerëzve të vajzës, të cilët duan të hyjnë me dhunë në studion e programit. Situata agravon derisa lajmërohet policia për të mbrojtur dy të rinjtë. Kur Ersoneldës i kërkohet të vendosë nëse do e pranojë propozimin e Stiljanos, pasi mendohet mirë, ajo i thotë po. Mesa duket, dashuria triumfoi…