Jennifer Lopez dhe Ben Affleck duket se kanë pasur një ribashkim pas raportimeve për tensione, që dolën në dritë pas lajmit për divorcin e tyre. Këngëtarja u pa të mërkurën në zyrën e tyre në Los Angeles, ndërsa Affleck u largua rreth gjysmë ore më vonë.
JLo u shoqërua nga e ëma, Guadalupe Rodríguez, me të cilën kaloi kohë duke drekuar në hotelin “Beverly Hills” para vizitës në zyrë.
Jennifer tërhoqi vëmendjen me një veshje të gjelbër elegante, duke kombinuar një bluzë dhe fund, të cilat i kishte aksesuar me një çantë rozë, taka jeshile dhe syze dielli të mëdha.
Thashethemet për krizën mes Benit dhe Jenit filluan në fillim të këtij viti, dhe ata u ndanë zyrtarisht më 26 prill, pas raportimeve për “ndryshime të mëdha” në marrëdhënien e tyre.