Telekom siguron internet për 30 mijë nxënës nga familjet sociale

30 mijë nxënës në shkollat fillore dhe të mesme nga 18400 familje të rrezikuara sociale në vend do të marrin kartela interneti me kapacitet prej 10 gigabajtëve në muaj nga Telekomi i Maqedonisë për t’u qasur në internet vetëm për platformat e mësimit në distancë të caktuara nga MASH.

“Shpërndarja e kartelave deri te familjet e rrezikuara sociale që kanë fëmijë në shkolla fillore dhe të mesme, do e bëjë Ministria e punës dhe politikës sociale përmes Qendrave për punë sociale. Kështu që asnjë fëmijë nuk do mbetet pa internet. Të gjithëve u sigurojmë internet që të mund ta ndjekin mësimin”, deklaroi Damjan Mançevski, ministër i shoqërisë informatike.

“Telekom do të dhurojë internet për të gjithë 30 mijë nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme që vijnë nga familje me rrezik social për t’i ndjekur programet mësimore të platformës së mësimit në distancë të caktuar nga Ministria e arsimit deri në fund të vitit shkollor. Ky është një hap përpara drejtë zgjidhjes së sfidës për sigurimin e kushteve të njëjta për mësim elektronik të të gjithë fëmijëve. Ne kemi përgjegjësi të sigurojmë lidhje të qëndrueshme dhe të fortë të internetit, por edhe obligim moral të ndihmojmë në përfshirjen e të gjithë fëmijëve në procesin arsimor në kushte të gjendjes së jashtëzakonshme”, tha Nikolla Ljushev, drejtor i Telekomit të Maqedonisë.