Telefonat të largohen nga klasat, po shpërqendrojnë nxënësit

Rezultatet treguan se – që kur u vendos ndalimi i përdorimit të telefonit, rezultatet e testimeve të 16 vjeçarëve janë rritur me 6.4 për qind. Efektet ishin dy herë më të mëdha te nxënësit me rezultate të dobëta para ndalesës së telefonit, ndërkohë që nga ana tjetër – nuk kishte efekte të mëdha te nxënësit që kishin edhe më parë rezultate të larta.

Në vendin tonë është hapur debat publik mbi digjitalizimin e arsimit dhe librave shkollor. Ky debat publik erdhi si pasoj e propozim-ligjit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (MASH) për të digjitalizuar librat shkollor të arsimit fillor. Efektet e telefonave celularë dhe përfshirjes së teknologjisë në shkollë, ditëve të sotme janë një temë mbi të cilën debatohet në përditshmëri në shumë vende. Disa nga njohësit e fushës mbështesin idenë e një ndalimi të plotë të telefonave dhe teknologjisë në shkolla, ndërsa disa të tjerët tregojnë anët e mira të përdorimit të teknologjisë në shkolla si një mjet mësimi.

Vende të ndryshme kanë ndaluar tërësisht përdorimin e telefonave në shkolla, ku fëmijëve u ndalohet marrja e telefonit me vete nga shtëpia në shkollë. Në bazë të disa studimeve dhe raporteve që janë publikuar – tregojnë efektet pozitive të ndalesës së telefonave celular nga ana e nxënëseve në shkolla. Sipas një studimi viteve të fundit në Angli, i cili krahasoi nxënësit e shkollave fillore ku e kishin nxënësit të lejuar telefonin dhe nxënësit në ato shkolla ku e kishin të ndaluar përdorimin e telefonit celular. Sipas studimit, u zbulua se ndalimi i telefonave celularë çoi në përmirësimin e arritjeve të nxënëseve.