Telashe për LDK’në: Një deputet humb mandatin, dënohet me burgim


Lidhja Demokratike e Kosovës do të përballet me probleme të reja, pasi një deputet i Kuvendit të Kosovës ka humbur mandatin, shkruan Gazeta Metro.

Deputeti Etem Arifi ka humbur mandatin për shkak se është i dënuar me 1 vit e tre muaj burgim me vendim të plotfuqishëm.

Vota e Arifit, që vjen nga Partia e Ashkalinjve për Integrim, kishte qenë e llogaritur nga LDK-ja që po synon të formojë qeverinë e re duke ia vështirësuar më shumë punën për sigurimin e votave.

Arifi është dënuar për veprën penale “Mashtrim me subvencione”.

Lajmin e ka publikuar këshilltari i kryeministrit në detyrë Albin Kurtit, Erzen Vraniqi, duke thënë se Kuvendi tanimë ka 119 deputetë.