Tekste të reja në librat e muzikës, ndryshim nga shtatori!

Botimi i teksteve të reja muzikore duhet të përmbyll problematikën dhe vështirësitë me të cilat përballen mësimdhënësit gjatë zhvillimit të orës muzikore. Ata kujtojnë se tekstet për paralelet shqipe janë diskrimunuese për shkak se të njëjtat janë të përkthyera nga maqedonisht në shqip, ndërkohë që të gjithë autorët e teksteve shkollore janë maqedonas. Kur do të hyjmë në thelb të zhvillimit të një kënge, qoftë ato fëmijërore, popullore, zbavitëse e të tjera që parashihen në plan program atëherë kemi ngecje edhe në aspektin ritmikor po edhe në aspektin notal, edhe në aspektin gjuhësor. Për shembull “Ne go prodavaj Kolo duqanot” “Mos e shit o Kolo dyqanin”, në aspektin e rrokjeve nuk përgjigjet në ritmin muzikor, s’po flas për vijën melodike. Mirë është të dimë edhe këngë maqedonase, nxënësit tonë do të jenë më të begatshëm por ama e jotja është e jotja kur kemi autorë dhe kompozitor – tha Agim Ismaili, mësues. Për momentin, mësuesit e muzikës punojnë me tekste të ndryshme nga autorë të ndryshëm shqiptarë. Ndërkohë, ato të parapara më plan programin e Ministrisë së Arsimit përdoren vetëm gjatë orëve kur mësohet për instrumentet muzikore dhe muzikën botërore. Melihate Rustemi