TEKNOLOGJIA VETË-VOZITËSE RREZIKON PUNËN E AFRO 300,000 SHOFERËVE TË KAMIONËVE

Gjithnjë e më shumë flitet për shoferët që ngasin në rrugët e gjata me kamionë vetë-vozitës.

Kjo megjithatë do të thotë se kamionët vetë-vozitës në 25 vitet e ardhshme mund të shkatërrojnë 294,000 shoferë të kamionëve, më saktësisht punët e tyre, transmeton ksp.

Kjo do ta shkatërrojë plotësisht industrinë siç është sot, shkruan Wall Street Journal

Ndryshimet do të shkatërrojnë disa nga punët më të mira që paguajnë në një industri që punëson mbi dy milionë shoferë, thuhet në një analizë të WSJ.

Përdorimi i automjeteve autonome për rrugët e gjata, ku industria ka tendencë, do të thotë një kërkesë në rritje për furnizuesit dhe shoferë të kamionëve për rrugët “lokale, të cilat janë punë më të këqija të paguara në kushte të rënda, sipas një raporti.

Kompanitë janë të interesuar në teknologji, pasi ato ndihmojnë ata për të anashkaluar rregullore për sa orë vozitësit e kamionëve mund të kalojnë pas timonit.