Tejmbushen spitalet në Izmir, pacientët “të shtrirë” në trotuare

Lëkundje të forta tërmeti kanë tronditur ditën e sotme Turqinë dhe Greqinë. Si pasojë e tërmetit me magnitutë 7.0 të shkallës Rihter jetën e humbën të paktën gjashtë persona ndërsa të pla*gosur kanë mbetur të paktën 202 të tjerë.

Lëkundjet u shoqëruan edhe me një mini-cunam si pasojë e të cilit rrugët e banesat u përmbytën nga uji. Ndërkohë situata në spitalet e zonave më të prekura duket tejet kaotike. Në pamjet e postuara nga qytetarët në Twitter duken pacientët të vendosur në shtretër jashtë ambienteve të spitalit në trotuare.

Në një video të publikuar në këtë platformë duken pacientët jashtë një spitali në Izmir. Shtretërit janë vendosur njëri pas tjetrit ndërsa pacientët kanë të afërm e mjekë pranë tyre.