Tejkalohet problemi me kartelat e “VISA” dhe “MasterCard”

Është tejkaluar problemi me kartelat e VISA dhe MasterCard, bëri të ditur pasdite Asociacioni Bankar të Maqedonisë.

“I falënderojmë të gjitha palët e prekura për durimin dhe mirëkuptimin”, qëndron në kumtesën e Asociacionit Bankar të Maqedonisë.

Nga aty, sot bënë të ditur se një pjesë e shërbimeve që kanë të bëjnë me markat e kartelave VISA dhe MasterCard janë të padisponueshme në bankomat apo në tregti, por se mketet e klientëve të bankës janë të disponueshme në të gjitha ekspozituart dhe filialet. Shkaku i problemit, siç informuan, nuk lidhet me operatorët kombëtarë të telekomit dhe as me sistemet individuale të bankave.