TEC Manastir: Blloku 3 po riparohet pas dëmtimeve nga zjarri


TEC Manastir informon se për momentin punon me dy blloqe – Blloku 1 dhe Blloku 2 dhe se ende në vazhdimësi ndërmerren aktivitete për riparimin e transformatorit të Bllokut 3 i cili ishte dëmtuar më 5 nëntor të vitit 2021.

“Nëse dhe kur termocentrali do të jetë në gjendje të prodhojë energji elektrike varet nga mendimi i ekspertëve nga TEC Manastir, nga fakultetet elektroteknike në Manastir dhe Shkup, ekspertët nga Beogradi dhe ekspertët nga kompanitë energjetike në vend. Deri atëherë, kontrollet dhe përpjekjet për vënie të transformatorit në funksion do të ndodhin në vazhdimësi”, kumtoi SHA EMV-Filiali TEC Manastir.

Në kumtesë, TEC Manastir i vlerëson si “joserioze dhe keqdashëse” qëllimet të komentohen gjendjet në kombinat nga, “persona që nuk janë mirë të informuar dhe në ndonjë mënyrë nuk janë përfshirë në përpjekjet për riparim të transformatorit në Bllokun 3”.

“Me të vërtetë me teknikën, veçanërisht në energjetikë, nuk ka lojë dhe jemi të bindur se përfundimisht do të ndalen deklaratat e kota dhe improvizimet me qëllime të dyshimta”, shkruan në kumtesën e TEC Manastir.