Tearcë, shiu nxjerri lumenjtë nga shtrati! Shkatërroi të mbjellat dhe oborret

Reshjet e shiut, mbrëmë shkaktuan rritje të përnjëhershme të niveleve të ujit tek disa lumenj në rajonin e Tetovës, si në fshatin Teracës , Përshevc , Odër dhe Dobroshtë. Dalja e lumenjve Lumbardh dhe Rajca ka dëmtuar të mbjellat dhe oborret e shtëpive të cilët dolën nga shtrati dhe vërshuan rrugë dhe shtëpi. Televizioni 21, gjatë ditës ka qenë në fshatin Dobrosht dhe Tearcë deri në grykën e lumit Gabrovicë dhe Lumbardh për të parë gjendjen nga afër.

Banorët e Tearcës ankohen se vërshimi u ka shkaktuar dëme në të mbjellat, oborret e tyre dhe kanë frikë nga shtyllat elektrike që përbëjnë rrezik.

Banorët:

-“Tre tela janë mbi shtëpinë time. Katër familje janë. Të kishte rënë shtylla lartë do na kishte shkrinte.”

-“Ka hy komplet lumi, ka hy ka formuar shtrat tjetër në tokën time, akoma nuk ka qenë askush vetë kamë qenë në komunë, u ankova. Më thanë do dërgojmë që ta pastrojnë lumin. Momentalisht nuk ka asgjë i pres.”

-“Dëme materiale kemi ka bërë shumë dëm, fatmirësisht viktima në njerëz nuk ka. Dëme materiale ka shumë shihet edhe vetë, nuk kanë premtuar asgjë ne mëngjes ishte kryetari i komunës por nuk ka premtuar asgjë.”

Kryetari i komunës së Tearcës, Isen Asani deklaroi se që nga viti 2015, në kohën kur pati vërshime ka kërkuar nga qeveria rregullimin e shtretërve të lumit, Rrajcë dhe Lumbardh por nga atëherë e deri tani nuk është realizuar asgjë.

“Për çështjen e lumit i kemi informuar që nga viti 2015 kur patëm vërshime në muajin gusht dhe ajo kohë ne bëmë projekt kërkuam që të rregullohet shtrati i lumit Lumbardhit në Tearcë dhe nga ajo kohë deri më tani nuk kemi diçka konkret gjithnjë në pritje do të behët do të bëhet dhe vazhdojnë me atë drejtim, fatmirësisht, dëme materiale ka por viktima në njerëz nuk ka”, tha Isen Asani, kryetar i Komunës së Tearcës.

Në bazë të dhënave të deritanishme dëme kanë edhe hidrocentralet që janë ndërtuar në këta lumenj, por deri më tani nuk kas asnjë të dhënë nëse të njëjtat janë shkatërruar në tërësi, apo pjesërisht.