Tea po kalon shumë kohë në Kosovë, ja ku u shfaq sonte


Tea Trifoni, ish-konkurrentja e Përputhen po kalon shumë kohë në Kosovë. Arsye mund të jetë lidhja e saj e dashurisë me një djalë nga Kosova.
Tean, e cila mbylli Instagramin pas daljes nga Përputhen, sonte është shfaqur me grimeren e famshme Sellma Kasumoviq.

Kjo e fundit nëpërmjet Inatagramit të saj ka treguar se shpejt do të publikohet një video-tutorial së bashku me 21 vjeçaren nga Shqipëria.
Dy javë më parë, Tea doli çift nga programi i dashurisë me Andin. Ndërkohë para një jave ajo zyrtarizoi lidhjen me Beart Rexhepin, kosovari që më parë ishte pjesë e Përputhen.