Të “zhytesh” në plastikë/ Fotografja zbulon “Detin Plastik” në Ishujt Karaibe

Shumë shkencëtarë kanë dokumentuar sasinë në rritje të mbeturinave plastike nëpër oqeane. Fotografja Caroline Power po përpiqet të ndërgjegjësojë publikun për ekzistencën dhe zgjidhjen e këtij problemi.

Ajo ka zbuluar mijëra qese plastike në bregun e ishullit Hounduran, gjë e cila po sjell efekte shkatërruese tek mjedisi dhe kafshët e detit.

Power ka në pronësi një shtëpi në ishullin Roatan në Karaibe dhe ishte duke lundruar në det kur ajo u ndesh me këtë sasi të madhe mbeturinash. Ishulli në Karaibe përshkruhet si “ishulli i parajsës”, por vetëm 15 milje larg bregdetit, gjërat janë më pak se idilike!

Në më pak se 100 vjet njerëzit i kanë zëvendësuar shumicën e produkteve të ripërdorshme dhe materialet natyrore me ato plastike, që përdoren vetëm përkohësisht; shumica e tyre përfundojnë në fushat e mbeturinave plastike, ose nëpër përrenj dhe lumenj. Shumë nga mbeturinat po ashtu shpëlahen në det dhe me kalimin e kohës hyjnë tek rrymat oqeaneve, duke udhëtuar me mijëra kilometra.

Power dhe ekipi i saj lundruan për gati pesë milje. Ata panë sasi të pafundme pjata plastike, pirunësh dhe lugësh. Në mesin e mbeturinave kishte edhe sende më të pazakonta si një televizor, topa futbolli dhe furça dhëmbësh.