Të zbulosh koronavirusin për 60 sekonda me smartphone


Massood Tabib-Azar është një inxhinier, i cili ka në plan të përdorë sensorët për virusin zika dhe t’i programojë për të identifikuar Covid-19.
Ai tregon se fillimisht pajisja nisi që të ndihmonte në zbulimin e një virusi krejtësisht tjetër, por tani mund të bëhet pjesë e gjurmimit të koronës.

“Nisëm këtë projekt 12 muaj më parë dhe ideja kryesore ishte që t’i pajisnim njerëzit me sensorë personalë që zbulojnë zikën në vendet ku udhëtojnë. Prototipi ynë do të ketë madhësinë e një monedhe dhe do të komunikojë me një telefon duke përdorur lidhjen bluetooth”,tregon Massood Tabib-Azar, profesor në universitetin e Utah.

Nëse dikush do të merrte frymë, kollitej apo teshtinte tek sensori, ai do të ishte në gjendje të tregonte nëse ishte prekur me koronavirus dhe rezultati do të shfaqej në smartfon për 60 sekonda. Sensori mund të përdoret edhe për teste në sipërfaqe, duke përdorur një tampon dhe vendosur atë në sensor.

“Ju do shtypnit butonin dhe mund ta dërgoni në Qendrën për Kontrollimin e Sëmundjeve apo çdo autoriteti tjetër që do zgjidhnit te opsionet dhe më pas në kohë reale do të përditësohej harta.

“Në parim, mund t’i vendosni këto pajisje në dorën e çdokujt dhe pasi t’i prodhojmë ato në masë pa kosto të mëdha”.

Plani është që të arrihet një prototip funksional në dy muaj, përpara se të nisim testet klinike që do të zgjasin dhe një muaj tjetër. Kështu që në 3 muaj, kjo do të jetë diçka që të gjithë mund ta përdorin./Opinion.al

Share this: