Ka shumë raste kur gratë kosovare nuk ‘shpëtojnë’ nga problemet edhe pse zgjedhin që të shkurorëzohen e të ndajnë rrugët me bashkëshortët e tyre, të cilët u shkaktojnë telashe. Edhe pas ndarjes, shumë nga ta nuk i lënë rehat ish-partneret e tyre, raporton Gazeta Sinjali.
Një rast i tillë është denoncuar së fundmi nga një grua në Prishtinë, e cila e ka raportuar ish partnerin e saj.
Sinjali mëson se bazuar në dëshminë e viktimës, i dyshuari me të cilin kanë bashkëjetuar për një kohë dhe kanë një femijë, e ka kanosur përmes telefonit se do ta vrasë.
Sipas informacioneve të pra, i dyshuari jeton jashtë Kosovës dhe i njëjti e ka kanosur në vazhdimësi viktimën – duke e paralajmëruar se do ta pësojë keq nëse krijon lidhje me dikë tjetër.
Si rezultat i denoncimit, pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit dhe ndërmarrjen e veprimeve hetimore pasi të sigurohet prezenca e të dyshuarit.