Të vrarët nga rusët në Mariupol vendosen në varre masive. Flet zyrtari lokal


Imazhet nga Associated Press tregojnë burra, disa të veshur me tuta ose kostume mbrojtëse blu, duke vendosur trupa në një kanal.

Në disa foto, kufomat janë mbështjellë me qese trupore, por të tjerat janë vetëm me batanije.

Qyteti Mariupol është sulmuar prej ditësh, i bombarduar dhe i izoluar nga forcat ruse.

Të paktën 1,300 civilë janë vrarë në Mariupol që nga fillimi i pushtimit rus, tha të mërkurën një këshilltar i kryebashkiakut të qytetit.

Banorëve u është ndërprerë uji dhe energjia elektrike dhe të martën Ministri i Jashtëm i Ukrainës akuzoi Rusinë për kryerjen e krimeve të luftës duke mbajtur “peng” 300,000 civilë.

“Në të vërtetë, ne nuk mund të llogarisim sa vdekje kemi – dua të them tre deri në katër herë më shumë. Ne as nuk jemi në gjendje të numërojmë sa njerëz janë vrarë në rrugë nga bombardimet dhe artileria,” tha nënkryetari i bashkisë së Mariupolit, Sergei Orlov për CNN.

“Ne nuk e dimë se sa, sepse nuk mund t’i mbledhim të gjithë trupat dhe nuk mund të numërojmë.”

Për t’u marrë me numrin e madh të trupave, punëtorët e qytetit hapën një llogore të thellë mbi 22 metra, të gjatë brenda një varreze dhe vunë në prehje trupat e ushtarëve dhe civilëve që ishin vrarë gjatë sulmeve të përsëritura nga forcat ruse.

Evgeniy Maloletka, një fotoreporter i AP që kapi skenën, tha se disa prej trupave janë “sjellë të mbështjellë me batanije ose qese plastike”. “Dyzet erdhën të martën, 30 të tjera deri më tani të mërkurën,” shtoi ai.