Të veshura kuqezi dhe me qeleshe në kokë, stjuardesat në aeroportin e Kukësit me simbole kombëtare

Të veshura kuqezi dhe me qeleshe në kokë, stjuardesa ndodhen në gatishmëri në pritje të udhëtarëve të parë, mes të cilëve është edhe kryeministri Edi Rama.
Edhe pse të ardhura nga vende të ndryshme të botës, stjuardezet në Aeroportin e Kukësit do të presin udhëtarët e parë të veshura me simbolet kombëtare.

Sot do të zhvillohet fluturimi i parë në aeroportin e Kukësit “Zayed, Flatrat e Veriut”, ku udhëtarët e parë do të jenë të rinj që vijnë nga Londra. Një ditë më parë Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku tha se ky aeroport do të sjellë një nxitje të ekonomisë dhe punësimit për të gjithë rajonin e veriut.