Të vd*ekurit me dy vaksina kanë qenë me sëmundje shoqëruese

epa08479028 An ambulance carrying patient infected with the novel SARS-CoV-2 coronavirus causing the COVID-19 disease arrives at the City General Hospital 8 September in Skopje, North Macedonia, 11 June 2020. The number of newly infected COVID-19 patients in the North Macedonia is still more than one hundred per day in last two weeks, which is a big number for the small Balkan country. Government is considering to continue the preventive measures in the country. EPA-EFE/GEORGI LICOVSKI

Procesi i vaksinimit ka vazhduar me ritëm të shpejtë. Në 24 orët e fundit dozën e parë e kanë marr 7,625 qytetarë nga gjithsej 11.883. Ndërkaq sipas raportit të Institutit për Shëndet Publik në tri javët e fundit kanë vd*ekur 276 persona si pasojë e CoVid-19, prej të cilëve 246 ishin të pa vaksinuar dhe vetëm 30 pacientë ishin të vaksinuar ose 10%. Të ndjerit ishin të vaksinuar me të gjitha llojet e vaksinave që janë në vend, por edhe me llojin Moderna dhe Jonson, të cilët janë marrë jashtë vendit. Por, Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe tha se të gjithë ata kanë pasur sëmundje tjera kronike.

“Po ka raste të sëmurëve pas vaksinimit dhe që paraprakisht kanë kaluar in*feksionin, por janë në numër të vogël. Për këtë sëmundje ende mjekësia nuk ka dhënë përgjigje për gjithçka. Do të kaloj kohë më e gjatë të shihet për çfarë veçori bëhet fjalë, përse sistemi imunitar tek disa pacientë mundëson me formë të lehtë të simptomeve, tek disa të rënda dhe të tjerë me vd*ekje, për fat të keq edhe pse kurohen me të njëjtat kritere, që të tjerët pacientë kanë shpëtuar edhe me format më të rënda të sëmundjes.”- deklaroi Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë.

Në periudhën 06-26 gusht prej 17,020 të diagnostikuarve pozitiv prej tyre 17% ishin plotësisht të vaksinuar përkatësisht 2,924 qytetarë. Sipas analizës së tri javëve të fundit 83% e të prekurve ishin të pa vaksinuar ose 14,096 qytetarë. Ndërkaq vetëm 11% e të hospitalizuarve janë plotësisht të imunizuar.

Statistikat e ISHP-së tregojnë se gjatë javë së fundit të janë in*fektuar sërish 54 persona, apo gjithsej 351 që nga fillimi i pandemisë janë infektuar për herë të dytë nga virusi korona.
Nga Oda e Mjekëve vazhdojnë të insistojnë në përditësimin e protokolleve të kurimit të pacientëve. Kryetare e Odës së Mjekëve Kalina Grivçeva Stardelova sot bëri thirrje që të ndiqen rekomandimet e OBSH-së pasi që vd*ekshmëria e lartë është pikërisht nga procedura e shërimit në kushte spitalore.

“Bëhet fjalë për ndryshime dhe plotësime të atyre protokolleve. Para se të bëhemi kovid qendër ajo që na ishte problemi kryesorë sepse ishim nga fusha të ndryshme, në objektin e Klinikave interne Kovid qendra ishin neurologjia, dermatologjia, oftamologjia, URL-ja, gastrologjia dhe nefrologjia. Ne kishim protokolle që na dërguan dhe të njëjtat i kemi ngjitur kudo ku duhej, por nëse ndiqet situata që jep OBSH gjithnjë ka përditësime të tyre.”- pohoi Kalina Grivçeva Stardelova – Kryetare e Odës së Mjekëve.

Përderisa shifrat e të diagnostikuarve janë të larta në bazë ditore, ato kanë filluar të stabilizohen në një rrafshnaltë që sipas epidemiologëve nënkupton që deri në fund të muajit gusht pritet të arrihet piku i valës së katërt. Por, autoritetet shëndetësore thonë se secila vaksinë është e sigurt dhe ulë shanset për infektim, ju parandalon nga format e rënda të sëmundjes dhe mbron nga vdekja si pasojë e inf*ektimit me Covid-19. Nga Ministria e Shëndetësisë bëjnë thirrje që të vazhdojnë në mënyrë masive me vaksinim në mënyrë që deri nga mesi i muajit tetor të arrihet imuniteti kolektiv.