Ngjarja në Shën Vlash të Durrësit ka tronditur ditën e sotme të gjithë vendin. Pas marrjes në pyetje, policia e Durrësit ka arrestuar edhe dy vëllezërit e 19-vjeçares Hygerta Meta, e cila dyshohet se vrau babanë me armë zjarri.
Por ndërkohë detaje të reja kanë dalur në dritë nga ngjarja e rëndë, ku mësohet se 50-vjeçari Pëllumb Meta është qëlluar nga djali i tij Hysen Meta. Bëhet e ditur se krimi i paramenduar ka ndodhur brenda një dhome të shtëpisë dhe më pas kanë transportuar trupin e pajetë të babait të tyre duke e varrosur pranë një kasolleje në oborr.
Në banesë u gjet edhe një predhë e armës së zjarrit me të cilën ishte kryer krimi. Në polici, autorët kanë deklaruar se motivi i vrasjes kanë qenë debatet familjare që kanë pasur dhe nxitja e babait që vajza e tij të fejohej me një person kundër dëshirës së saj. Nga ana tjetër nëna ka qenë në dijeni të krimit,por është bërë bashkëpunëtore me fëmijët e saj për ta mbuluar.
Hysen Meta ka kallëzuar se babai i tij ka humbur kontaktet që prej 10 shkurtit. Me marrjen e këtij kallëzimi është gjetur mjeti që përdorte Pëllumb Meta në Shënavlash sektori 1. Në 22 shkurt nuk kishte më me zhdukje personi, por me vrasje në familje. Në 22 shkurt nga veprimet u arrit që të gjendet trupi i viktimës që ishte i varrosur në ambientet e brendshme të viktimës dhe pas ekspertizës u konkludua se viktima është vrarë me armë zjarri. Nga provat e sigurua nga veprimet hetimore u arrit që të gjenden provat dhe të arrestojnë Hysen Meta 24 vjeç, shtetasen H. M 19-vjeçe që kanë qenë bashkëautor në këtë krim të rëndë. Është arrestuar dhe djali tjetër i viktimës 22-vjeç që ka ndihmuar në vrasje, në hetim dhe gruaja pasi ka penguar zbardhjen e së vërtetës’, njofton Policia.