“Të thyej këmbët unë”, nxehen gjakrat mes burrave: Je zero e gjysmak!

Ndërsa Toni përpiqet t’i sqarojë ndërmjetëses Eni Çobani problemin e tij, thotë se ka qenë Antonini problemi. Sipas tij, e ka pyetur inxhinierin nëse duhet paditur pala që i ka zënë pronën dhe ai i ka përmendur procedura të panjohura për të. Në këtë moment, Antonini lëviz nga vendi i tij, drejtohet tek tavolina e ndërmjetëses së “Shihemi në Gjyq”, rubrikës nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan dhe shtyn të riun.

VIDEO KËTU

Antonin: Ik atje ulu! (E shtyn Tonin).

Toni: Mos më shtyj mua se të thyej këmbët unë! (Toni e shtyn mbrapsht).

Eni Çobani: Jo, jo të lutem se është moshatar ai.

Toni: Po çfarë t’i bëj moj zonja Eni? Po mashtrues e di ti që është?

Eni Çobani: Jo, është fjalë e rëndë.

Toni: Po mashtrues, unë çfarë t’i bëj tani më thuaj ti mua?

Eni Çobani: Mirë ta kuptojmë pse është mashtrues.

Toni: Mashtrues është!

Eni Çobani: Tani, ore zoti Antonin, të lutem jeni inxhinier topograf…

Antonin: Ai nuk e di ku e ka pronën fare moj! Është gjysmak! Nuk e di! Ia kam treguar pronën me dokumenta, me letra, të tëra me të atin e tij, por ky është bukëshkelur! Je zero!

Toni: Ku e ke? O zotrote, unë dua certifikatën e pronësisë, dua certifikatën!

Antonin: Ik ore andej!

Toni: Ku e ke çuar dosjen ti, ku është dosja ime sot?

Antonin: Atje te vendi ku e ka!

Me një dokument në dorë, Eni Çobani sqaron se Toni ka 4 numra pasurie. 3 prej tyre janë me certifikatë pronësie, por një parcelë prej 5000 metrash katrorë ka 28 pronarë dhe duhet azhornuar. Toni nuk ka një certifikatë pronësie për këtë dhe thotë se “ngeci lapsi te hipoteka” sepse ai nuk kupton se ç’duhet bërë më tej dhe fajëson inxhinierin./tvklan.al