Personat e shquar nga vendi ynë që jetojnë në mërgim, kur hyjnë në vend, fitojnë mundësinë që të përdorin “korsinë e shpejtë” në aeroportin e Shkupit dhe Ohrit, si bartës të të ashtuquajturës Kartës-M.
Aktualisht e kanë 69 qytetarët tanë nga diaspora, duke përfshirë shkencëtar, mjek, biznesmenë, punëtorë të kulturës, njofton MPJ, pasi ministri Bujar Osmani zyrtarisht promovoi funksionimin e Kartes-M.
Ai theksoi se mbajtësit e Kartës-M të ministrisë së jashtme nga sot me hyrjen në vend do të mund të përdorin hyrje të privilegjuar në aeroportet e Shkupit dhe Ohrit.
Ai gjithashtu tha se mundësi, e cila realizohet në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme, paraqet një mirënjohje simbolike të punës dhe cilësisë së tyre dhe mirënjohje për institucionet dhe shtetin tonë. Projekti MKarta përfaqëson një rrjet të individëve tanë cilësorë në diasporë, të cilët dallohen jashtë vendit me ekspertizën dhe angazhimin e tyre të fortë, duke i bërë ata ambasadorë të vërtetë që përfaqësojnë Maqedoninë e Veriut në mënyrën më të mirë të mundshme./PaCensurë