Moti me vranësira do të vazhdojë edhe në ditët në vijim. Nesër në zonat malore do të ketë reshje të dobëta bore, ndërsa do të fryjë erë e fortë veriore, veçanërisht në pjesët lindore. Të shtunën në fund të ditës dhe brenda do të ketë reshje lokale shiu dhe bore natën. Sipas HMS-së, nga e hëna do të mbizotërojë mot stabil me rritje të temperaturave ditore. Temperaturat e mëngjesit nesër do të lëvizin nga -10 deri në dy gradë, ndërsa ato ditore nga -1 deri në tetë gradë.