Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka reaguar pas sulmit me armë kundrejt njësisë policore të Kosovës pranë liqenit të Umjanit të ndodhur ditën e sotme.
Kurti e ka quajtur një përpjekje të bandave kriminale që vazhdojnë të barrikadojnë veten kundër agjencive të zbatimit të ligjit dhe luftës së Kosovës kundër krimit të organizuar.
Ai njoftoi po ashtu se është duke u zhvilluar një hetim i plotë lidhur me këtë ngjarje.
“Rreth 10 të shtëna janë qëlluar sot në drejtim të Policisë Kufitare që po hipte në një patrullë me varkë në liqenin e Ujmanit. Kjo është hera e dytë në më pak se një javë që Policia e Kosovës sulmohet nga bandat kriminale në pjesën veriore të territorit tonë, vetëm gjashtë ditë pas incidenteve të së dielës. Fatmirësisht i shpëtuam viktimave dhe tani po zhvillohet një hetim i plotë. Sot, rrugët janë pa barrikada. Por bandat kriminale vazhdojnë të barrikadojnë veten kundër agjencive tona të zbatimit të ligjit dhe luftës sonë kundër krimit të organizuar”, shkruan Kurti në Twitter.