Të shtëna në universitetin e Pragës raportohet për të vdekur dhe të plagosur!

Policia çeke thotë se disa njerëz janë vrarë dhe dhjetëra janë plagosur nga të shtënat pranë një universiteti në qendër të Pragës. Policia tha se personi i armatosur ishte ”eliminuar” dhe se ndërtesa ishte duke u evakuuar.

Ngjarja ka ndodhur në Fakultetin e Arteve të Universitetit Charles, që ndodhet në sheshin Jan Palach.
Autoritetet thanë se i gjithë sheshi dhe disa rrugë përreth universitetit ishin të mbyllura.