Dje rreth orës 22:00, Policia në Dragash ka reaguar pas një thirrje nga qytetarët, e cila bënte me dije për një rast në fshatin Brezne, për tre persona te lënduar.
Sipas njoftimit të Policisë, fillimisht informata ishte se i dyshuari i N K ka goditur me automjet qëllimisht të dyshuarin S K. Mirëpo, më pas të dyshuarit N K dhe L K kishin kërkuar ndihmën mjekësore ne QKMF – Dragash, meqë kishin lëndime, që dyshohet të jenë nga mjeti i mprehtë(thikë).
Dy të dyshuarit me autoambulancë janë transportuar ne drejtimS Regjional Prizren. Po ashtu me vonë edhe i dyshuari i S. K. me automjet privat ishte transportuar në drejtim të Spitalit Regjional në Prizren. I dyshuari L K është hospitalizuar, ndërsa i dyshuari N K dhe S K, pas tretmanit mjekësor, janë liruar në shtëpi.
Pas hetimeve fillestare del se motivi i incidentit ishte se i dyshuari i S. K. kishte punuar te i dyshuari N. K. dhe kishin pasur një mosmarrëveshje rreth pagesës.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori publik. I dyshuari S K me urdhër të prokurorit të Shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë./gazetametro.net