Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset një 35-vjeçar. Detajet e para

Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Tiranë.

Ngjarja u regjistrua në zonën e Selitës rreth orës 23:00.

Mësohet se i plagosuri, shtetasi, Zamir Kalemi 35 vjeç, ka marrë një plumb në këmbë dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e DVP Tiranë, po vijojnë krehjen e zonës dhe kanë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset kryesore dhe hyrje-daljet e Tiranës, për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve të dyshuar. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, sqaron policia.